Reforma territoriale, peng i votave në parlament, 6 deputetë paralajmërojnë të mos e votojnë

Shqipëria

Reforma territoriale, peng i votave në parlament, 6 deputetë paralajmërojnë të mos e votojnë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 16:54

Komisioni i posaçem per ndarjen e re territoriale miratoi sot harten e re. Një ditë më parë kjo hartë u miratua nga qeveria. Drafti perfundimtar permban 61 njesi vendore, sipas propozimit te PDIU-se se Shpetim Idrizit. Kjo eshte hallka e fundit e procesit te ndarjes administrative, dhe me pas ajo do te votohet në séancen e fundit parlamentare te 31 korrikut. Deri tani jane disa zera kunder menyres se krijimit apo rrudhjes se disa njesive vendore, zëra të cilët nuk munguan as në këtë mbledhje të fundit të komisionit.

Reforma territoriale, peng i votave në parlament, 6 deputetë paralajmërojnë të mos e votojnë

Harta e re territoriale me 61 bashki nuk i ka pelqyer gjashte deputetve te mazhorances. Vangjel Dule, Andrea Marto, Vangjel Tavo, Parid Cara, Pjerin Ndreu dhe Mark Frroku kane paralajmeruar te mos e votojne reformen territoriale. Dule i PBDNJ-se ka kercenuar me daljen nga koalicioni dhe protesta nese Himara do te jete ne te njejten njesi administrative me Vranishtin. Andrea Marto e shprehu kundershtine e tij ne komisionin e posacem. Per Vangjel Tavon e Levizjes Socialiste per Integrim eshte shkelje e te drejtave te njeriut bashkimi i minoritetit grek me Konispolin e Delvinen. Ndersa socialisti Parid Cara eshte shprehur se nëse zona e Kryevidhit nuk mbetet ne administrimin e Kavajës, vota e tij do të jetë kundër. Deputeti I Kavajes eshte mbeshtetur nga socialisti Pjerin Ndreu. Voten kunder Mark Frroku e ka arguemntuar me shqetesimin e banoreve te Shkodres e njekohesish pakenaqesine e afrimit te parties se tij ne negociatat per reformen. Me 79 vota pro te mbetura mazhoranca nuk mund ta kaloje ne parlament reformen e cila per tu miratuar kerkon shumice te cilesuar prej 84 votash. Idrizi i cili dha voten pro ne komisionin e reformes kete here me pse votat e PDIU-se duket shpetimi i mazhorances. Dashamir Shehut i LZHK-se eshte shprehur pro variantit te qeverise e kjo mund te jete nje tjeter vote rezerve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat