KLD-ja rrëzon kërkesat e Naços

Shqipëria

KLD-ja rrëzon kërkesat e Naços

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 13:17

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku në rendin e ditës së mbledhjes, nuk është shtuar asnjë nga 3 kërkesat e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço.

Bëhet fjalë për procedimin disiplinor për inspektorin e KLD, Arjan Qafa, i cili akuzohet për deklarime të rreme për të ardhurat e bashkëshortes 70 mijë euro nga puna e pjesshme si shitëse në butik dhe mësuese në Balldre-Lezhë për vitet 2004-2008 si dhe për 8 mijë euro dhuratë.

Gjithashtu dhe për zgjedhjen e kreut të gjykatës së Durrësit dhe emërimin e ish-kryetares së Gjykatës, Shpresa Beçaj si gjyqtare në Tiranë.

Ndërkohë, në rendin e ditës janë zgjedhjet për kryetar të gjykatave të shkallës së parë në Lushnjë, Fier, Korçë e Tropojë, si dhe për emërimin për 1 vend vakant në Gjykatën e Faktit të Krimeve të Rënda dhe 2 vendeve vakante në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat