Berisha: Ndarja e re territoriale Rama - Meta është harta e tyre elektorale, është anti-kushtetuese

Shqipëria

Berisha: Ndarja e re territoriale Rama - Meta është harta e tyre elektorale, është anti-kushtetuese

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 12:04

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas Qeveria shqiptare ka miratuar variantin e reformës administrativo-territoriale e cila parashikon që në të gjithë vendin të ketë vetëm 61 bashki.
Berisha ka thënë se është shkelur gjdo kritere gjeografik, demografik, ekonomik e kulturor dhe se ajo është e ndërtuar vetëm mbi kriterin elektoral dhe diskriminimin krahinor.
Gjithashtu, Berisha ka thënë se kjo hartë është anti-kushtetuese, anti-qytetare dhe anti-kombetare dhe i ka bërë thirrje qytetareve te përdorin te gjithë mjetet kushtetuese kundër këtij ndëshkimi të rendë dhe të pamerituar që po behët.

“Cilido qe i hedh një sy hartës Rama - Meta te ndarjes se territorit konstaton se është shkelur çdo kriter gjeografik, demografik, ekonomik e kulturor dhe se ajo është e ndërtuar vetëm mbi kriterin elektoral dhe diskriminimin krahinor, një pazar banal ku Rama - Meta kane ndare Shqipërinë si plaçkën e tyre elektorale.

Kështu psh, Tiranes i është bashkëngjitur Shëngjergji me fshatra mbi 40 km larg saj apo Zall Herri qe është përtej Paskuqanit, por jo Paskuqani i "mallkuar" nga qeveria, i cili është vazhdim i saj dhe qe pak vite me pare ka qene pjese e saj. Po kështu, qarku i Beratit me 8 deputete, është lëne me 5 bashki, kurse Fieri me 16 deputete është lëne vetëm me 6 bashki.

Kulmi i diskriminimit arrin me Qarkun e Tiranes, i cili ka 32 deputete dhe 1/3 e popullsisë se vendit dhe është lëne vetëm me 4 bashki, pra ka 3 bashki me pak se qarku i Gjirokastrës dhe 1 bashki me pak se qarku i Beratit, apo rreth 5 here me pak se qarqet Vlore, Berat, Gjirokaster, qe se bashku sjellin ne Parlament gjithsej 25 deputete dhe qe janë shpërblyer me 19 bashki.

Kështu, Qarku i Gjirokastrës me 5 deputete ka 7 bashki, nga te cilat vetëm njëra është e fshatrave minoritare. Kurse jetimja Shkodër qe është me 11 deputete ka gjithsej 5 bashki. Theksoj këtu se vetëm Velipoja vitin e kaluar ka patur te regjistruar si biznese 91 hotele, ekzakt sa Saranda. Po kështu, dhe po për qëllime elektorale, janë fshire nga harta Rama - Meta, Kashari dhe Paskuqani, qe ne censusin e fundit renditen përkatësisht ne vendin e 8-te dhe te 10-te si njësite e qeverisjes vendore me te mëdha ne numër banoresh te vendit.

Pra ndarja Rama - Meta është thjesht ndarje elektorale apo harta e zonës se pare operative, e cila shpërblehet ne ketë ndarje me 19 bashki apo me rreth 1/3 e bashkive te vendit. Ndarja e re territoriale zhduk nga harta 320 komuna dhe është një dhunim flagrant i Kushtetutës te Shqipërisë, e cila ne interesin me te mire te qytetareve jua garanton komunën si njësi te qeverisjes vendore. Kushtetuta ne nenin 108 pika 3 përcakton se: “Komuna dhe bashkia janë njësi baze te qeverisjes vendore dhe si njësi te qeverisjes vendore kryejnë te gjitha detyrat vetëqeverisëse vendore...".
Kjo ndarje vjen ne kundërshtim flagrant me interesat e përditshme dhe zhvillimore te çdo qytetari, komuniteti, zone dhe vendit ne tërësi.
Ndarja Rama - Meta bazohet ne parimin absurd te largimit sa me shume te qeverise vendore nga qytetari.

Kjo ndarje është ndëshkim i rende i me shume se 1.3 milionë shqiptareve banor te komunave, te cilët do duhen te bëjnë sipas rastit dhjetëra e dhjetëra kilometra rruge, madje deri ne 40 e 70 km për te arritur ne qendrën e tyre administrative. Pra këta qytetare, qe janë dhe me te varfrit e vendit, do duhet te shpenzojnë shume me tepër kohe dhe para për te arritur ne qendrën e qeverise se tyre vendore. Kështu, tani e tutje çdo shërbim qe qeveria vendore ju ofron qytetareve do ju kushtoje atyre dy e me shume here me shtrenjte këtyre te fundit dhe kjo nxit depopullimin e këtyre zonave.

Për një vend ne zhvillim e sipër, fshirja e komunave nga harta vendos ne harrese përfundimtare zonat me te pazhvilluara te vendit, pasi ju heq atyre buxhetimin direkt dhe i shndërron ato ne satelit jetim te qendrave urbane dhe kjo nxit shpërnguljen masive te banoreve te këtyre zonave drejt qendrave te mëdha urbane apo emigrimin jashtë vendit.
Por edhe qendrat urbane ne terezinë e tyre edhe kështu siç janë nuk përballojnë si duhet problemet e tyre te mëdha te urbanizimit, mjedisit, pastrimit, furnizimit me uje, etj.. Bashkim i tyre me zonat rurale do shoqërohet padyshim me përkeqësim te shërbimeve ndaj qytetareve te tyre.

Ndarja Rama - Meta godet rende potencialin turistik te Shqipërisë sepse fshin nga harta njësite vendore me potencial te madh turistik si: Velipoja, Shengjini, Golemi, Spilleja, Semani, Orikumi, Lukova (me 50 km vije bregdetare), Ksamili.
Ndarja elektorale Rama - Meta "harroi" qarqet, duke faktuar kështu se është thjesht një ndarje elektorale.

Si përfundim kjo është harta elektorale e Edvin Rames, Ilir Metes, harta e shpërblimit te zonës se pare operative dhe e ndëshkimit te Tiranes, Fierit, Shkodres dhe zonave te tjera te vendit. Kjo harte është anti-kushtetuese, anti-qytetare dhe anti-kombetare. Ju bej thirrje qytetareve te përdorin te gjithë mjetet kushtetuese kundër këtij ndëshkimi te rende dhe te pamerituar qe po ju bën klika Rama - Meta!!”, ka shkruar Berisha ne Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat