BE: Reforma në drejtësi të jetë gjithpërfshirëse

Shqipëria

BE: Reforma në drejtësi të jetë gjithpërfshirëse

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 21:08

Bashkimi Evropian kërkon që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse, nën udhëheqjen e Komisionit të Venecias, duke marrë mendimet e aktorëve të sistemit të drejtësisë, si dhe ekspertëve ndërkombëtar, përfshirë ekspertizën e Misionit EURALIUS.

Në një letër drejtuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa BE kujton se misioni Euralius nis punë mëe 1 Shtator 2014 dhe se ky mision ekspertësh do të jetë i gatshëm të japë asistencë për këto ligje.

Në letër thuhet se çështja e reformës në drejtësi u diskutua edhe në Dialogun e Nivelit të Lartë në 4 Qershor në Tiranë ku siç u theksua në konkluzionet e përbashkëta të takimit mes Kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Fyle të gjitha ligjet për drejtësinë duhet të bëhen duke përfshirë të gjithë aktorët e sistemit, partitë politike dhe shoqërinë civile dhe në konsultim të ngushtë me Komisionin e Venecias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat