Berisha: Të papunët e rrethuan dhe e ndrynë Ramën në zyrën e punës!

Shqipëria

Berisha: Të papunët e rrethuan dhe e ndrynë Ramën në zyrën e punës!

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 18:57

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berish e ka quajtur sukseset e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama suksese të imagjinueshëm. Pasi që ky i fundit, Rama ka premtuar 300 mije vende pune kurse për këto 300 ditë të qeverisjes së tij ka humbur vendin e punës rreth 18.6%, pra me 34 mije vetë.

Berisha ka thënë se dje disa qytetarë të Fierit të papunë i kanë thënë Ramës se duam pune dhe se ai i kishte mashtruar ata.

“Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, qe premtoi 300 mije vende pune, me rritjen e taksave dhe politikat e tij anti-ekonomike, sipas vete Institutit socialist te Statistikes, shkaterroi ne keto 300 dite 34 mije vende pune. Ky Institut njofton se papunesia nga janari deri sot u rrit nga 13.2 ne 18.6%, pra me 34 mije vete.

Mirepo tabelat rrugore te Rames shkruajne per suksesin imagjinar. Ne tabela Rama shkruan se sot ne bordero paguhen me shume 48346.5 persona. Por dhe kete shifer e hedh ne kosh Drejtoria e Tatimeve, sipas te dhenave zyrtare te te ciles gjate kesaj periudhe kohe jane regjistruar per pagesen e sigurimeve shoqerore vetem 3 mije vete me shume, dhe keta ne teresi punetore qe punonin te paregjistruar.

Ne te vertete keto 300 dite Rama nuk eshte ne gjendje te tregoje qofte dhe nje vend te ri pune. Madje edhe kompanite e livadhit dhe nderteses se kryeministrise kryen punimet pa tender dhe me punetor te paregjistruar. Ne keto 300 dite Rama ka ri-inauguruar 7 zyra pune nga 12 qe ishin pajisur me teknologjine me moderne, ngritur sipas modelit francez dhe inaguruar ne gjysmen e dyte te vitit 2012.

Dje qytetaret e papune te Fierit, siç treguan mediat, e rrethuan dhe e ndryne Ramen ne zyren e punes qe ai inauguroi duke i thene se duam pune dhe se ai i kishte mashtruar ata. Pas disa kohesh badiguardet dhe forcat e Gardes e nxorren nga zyra ku qendronte i ndryre dhe nen thirrjet "mashtrues mashtrues" te qytetareve te revoltuar, hyri ne makinen e tij te blinduar dhe u largua me shpejtesi”, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat