Krimet brenda familjes, në 6 muajt e fundit u shënuan 13 viktima

Shqipëria

Krimet brenda familjes, në 6 muajt e fundit u shënuan 13 viktima

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:56

Pas vrasjes makaber ne Suk të Fierit, personat e vrare ne krimet ne familje ne 6 muajt e fundit jane 13 te vdekur.
Fenomeni I vrasjeve brenda familjes eshte ne rritje, krahesuar me te njejten periudhe ten je viti me
73-vjeçari Bajram Vrapi qe vrau vellezerit, kunaten dhe mbesen e tij i qelloi ato me nje armë gjahu. Ende nuk eshte e qarte nese autori e kishte me leje armen qe mbante ne shtepi.
Vetem 2 jave me pare, 3 vete humben jeten ne nje fshat te Pezes pak kilometra larg kryqytetit. Xhelozia e gruas për të shoqin dyshohet se u bë shkak i masakres ne shtepine e Ferit Kolgjinit. Pasi vrau bashkeshorten dhe me pas villain e tij, Kolgjini i dha fund jetes serish me nje arme qe e mbante pa leje ne shtepine e tij.
Në 13 qershor një 40 vjecare u vra nga bashkëshorti i saj i cili plagosi dhe mbesën e tij.Ngjarja ndodhi në Mirditë ku Ndue Bisaku u tha se qelloi pa dashje mbi gruan e tij 40 vjecaren Prena Marku dhe plagosi rëndë mbesën Rezarta Markun. 52-vjeçari tentoi me pas te vrasë veten me nje thikë, por u ndalua nga familjarët.
Një ngjarje e rende tronditi opinion publik ne maj, kur nena 40 vjeçare vrau me kallashnikov vajzën e saj 15-vjeçare dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë ndodhi në nje fshat te Kurbinit. Mimoza Keqi qëlloi per vdekje vajzën e saj pasi ajo do te largohej nga shtëpia pa miratimin e nënës.
Më 1 maj, foshnja vetem 6 javeshe u mbyt nga e ema, Oriola Lleshi ne fshatin Marinaj të Librazhdit.
I shoqi, emigrant në Greqi, kishte vendosur te divorcohej per shkak se femija ishte fryt I nje marredhenieje jashtemartesore. E shokuar, 24 vjecarja vrau foshnjen e saj, per t’i dhene nje zgjidhje situates.
Në fillim te vitit, me 12 janar ne fshatin Togez te Librazhdit, djali vrau tea tin pas nje sherri ne familje. Emir Cota goditi me thike disa here mbi babain e tij ne debat e siper, duke Iishkaktuar plagë vdekjeprurëse. Te gjitha ngjarjet e krimit ne familje kete vit ndodhen ne fshtra, ndersa nje pjese e mire e tyre ndodhen nga persona qe mbanin arme pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat