Asnjë kallëzim penal në Prokurori për Krime të Rënda

Shqipëria

Asnjë kallëzim penal në Prokurori për Krime të Rënda

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:02

Një nga reformat e cilësuara si të arritura nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në këto 300 ditët e qeverisjes, është edhe ndryshimi i pjesëshëm i Kodit Penal dhe kalimi i akuzës së korrupsionit tek prokuroria për Krime të Rënda.
Por pavarësishtë se kanë kaluar dy muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, policia nuk ka referuar ndonjë material kallëzues për zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë apo qeverisjes vendore apo qendrore. Kjo konfirmohet nga burimet e ABC News pranë Drejtorisë së Hetimi të Krimeve të Rënda dhe ndjekjes penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Sipas tyre, pranë Prokurorisë për Krime të Rënda që është edhe kompetencë për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit, nuk është dorëzuar nga policia ndonjë materiale referues poër ndjekje penale. Burimet thanë se e vetmja dosje që ndodhen në hetim në prokurori, është ajo e gjyqtarit të Pogradeci Dhimitër Pojanakun. Edhe kjo dosje është referuar nga prokuroria e Korçës dhe jo policia.
Lufta ndaj korrupsionit, ndodhet në çdo fjalim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sajmir Tahiri, por në asnjë rast nuk kanë referuar ndonjë material kallëzues deri më tani, qoftë ndaj të zgjedhurve vendor apo zyrtarëve të tjerë të lartë.
Nga maji i këtij viti, hetimin dhe ndjekjen penale të akuzës së “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, akuza e “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” është në kompetencë të prokurorisë për krime të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat