Kritikat për projektligjin e Policisë së Shtetit

Shqipëria

Kritikat për projektligjin e Policisë së Shtetit

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:01

Kritikat e LSI-së për projektligjin e Policisë së Shtetit, sidomos përsa i përket shkrirjes së Gardës dhe krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë sjellë edhe ndërhyrjen direkte të Kryeministrit Rama. ABC Neës ka mësuar se kreu i qeverisë ka mbledhur sot rreth orës 8 të mëngjesit deputetët e PS-së dhe ata të LSI-së që i përkasin Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtar, i cili është edhe komisioni përgjegjës për miratimin e projektligjit të hartuar nga Ministria e Brendshme. Në një mbledhje të tensionuar, që ka zgjatur mbi 1 orë, Rama ka kërkuar nga deputetët e PS dhe të LSI-së që të miratojnë projektligjin ashtu siç është, pra duke përfshirë shkrirjen e Gardës dhe krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deputetët e LSI-së mësohet se kanë kundërshtuar, duke i thënë Kryeministrit se nuk mund t’i detyrojë të dalin jashtë bindjeve të tyre. Projektligji i hartuar nga dikasteri i Saimir Tahirit është kritikuar si nga deputetët e PS-së ashtu edhe nga ata të LSI-së. Një ditë më parë, deputetët e LSI-së braktisën Komisionin e Ligjeve ku diskutohej drafti për Policinë, me arsyetimin se nuk mund të merrnin përsipër të votonin diçka që i turpëron e i nxin faqen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat