PD: Kryeministri hedh gurin e fsheh dorën, dyshja Rama-Meta damkosi sistemin

Shqipëria

PD: Kryeministri hedh gurin e fsheh dorën, dyshja Rama-Meta damkosi sistemin

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 14:36

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ka deklaruar se dyshja Rama-Meta po njollos dhe damkos sistemin e drejtësisë.

“Javën e kaluar bashkë me një pjesë të deputetëve tanë, patëm takim me përfaqësues diplomatikë të BE-së në bazë të takimeve periodike për t’i mbajtur të informuar rreth qëndrimeve tona. Një nga temat kyçe ishte ajo e sistemit të drejtësisë, pikë kyçe, nga një anë pavarësi e këtij sistemi, për të cilën PD-ja do të japë kontributin, dhe nga ana tjetër të alarmit tonë mbështetur në fakte mbi sulmin e pashembullt verbal të Ramës dhe Metës për të pushtuar drejtësinë dhe kapur atë. Drejtësia e re shqiptare ka arritje dhe shumë probleme. Rama-Meta, nisen nga sindroma e vitit zero, duke njollosur dhe damkosur sistemin", u shpreh kryetari i PD-së.

Basha theksoi se dyshja Rama-Meta, po cenojnë parimin e drejtësisë, të cilët imponohen me arrogancë me ligje te pakonsoliduara.

“Ne mbrojmë me vendosmëri se problemet në drejtësi duan dialog mes palëve, mes asistencës së diplomacisë, pa prekur e cenuar pavarësinë e këtij pushteti, Rama e Meta imponohen me arrogancë me ligje të pakonsoliduara, të cilat cenojnë parimin e drejtësisë, siç është rasti i KLD-së. Rama e ka nisur vetëm, dhe ta bitisë vetëm, pa pyetur as faktorin ndërkombëtar. Këto janë çështje, që ne i kemi diskutuar me ndërkombëtar. Këto ditë shumë kritike për shqiptarët, mbajmë shënim, reagimin e OSBE-së. Shënojmë me kënaqësi qëndrimin e BE-së për dialog. Asnjë vend i BE-së nuk pajtohet me sjelljen, qasjen e objektivave Rama-Meta”, deklaroi Basha.

Ai vijoi më tej duke thënë se Rama ka vënë në shënjestër shkëputjen e themeleve ku qëndron sistemi demokratik.

“Rama hedh gurin e fsheh dorën, në një lojë kungulleshkash. Edi Rama me bekimin e Metës ka vënë në shënjestër këto themele. Siç është rasti i ligjit të nëpunësit civil. E vazhduan më shitblerjen e votave në Korçë, e tani mendojnë se do e bëjnë gjerësisht në zgjedhjet e ardhshme. Kanë vijuar me kapjen e institucioneve dhe shantazheve. Banditët dhe ata që merren me trafik e prostitucion i ka bërë drejtorë”, ka theksuar kreu demokrat Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat