PD, Kruja: Heshtja e Ramës në shërbim të aleancës me krimin

Shqipëria

PD, Kruja: Heshtja e Ramës në shërbim të aleancës me krimin

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 13:34

Partia Demokratike ka vazhduar edhe sot me akuzat për heshtjen e Ramës në lidhje kërcënimet që i janë bërë përfaqësuesve të kësaj partie.

Nga selia blu, deputeti i PD Geltis Kruja ka kauzuar Ramën se ai është regjisori i agresionit fizik dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Sipas tij kjo heshtje tregon se Rama është i përfshirë në aleancën e krimit.

“Prej 12 ditësh, Edi Rama hesht për aktet mafioze të goditjes dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Heshtja e Ramës është një provë e gjallë, se është ai regjisori i agresionit fizik dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.Edi Rama kërkon ti mbyllë gojën opozitës në mënyrë që të mos ketë transparencë mbi lidhjet e tij kriminale, mbi dështimet e tij të përditshme dhe në cdo fushë.

Duke mos reaguar për aktet banditeske të deputetëve të tij edhe brenda në parlament, Edi Rama tregon se është në shërbim të aleancës me krimin, dhe për fat të keq faktet dëshmojnë se krimi cdo ditë po fiton terren, madje duke kapur dhe zyrat e shtetit”, tha Kruja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat