Reforma territoriale, Çuçi: Qeveria gati të dorëzojë projektin final në Kuvend

Shqipëria

Reforma territoriale, Çuçi: Qeveria gati të dorëzojë projektin final në Kuvend

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 13:33

Qeveria është gati t’i dorëzojë Kuvendit të gjitha materialet për projektin e hartës së re territoriale të Shqipërisë me 61 bashki.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi i cili në një dalje për mediat nga kryeministria tha se janë gati të gjitha materialet.
“Sot Këshilli i Ministrave miratoi projektin për ndarjen e re administrativo territoriale sipas propozimit të bërë nga komisioni i posaçëm. Qëndrimi për reformën është i qartë dhe i prerë në mbështetje të propozimit të ardhur nga komisioni. Projekti për ndarjen e re me 61 bashki që ka dalë pas një analzie të plotë në bazë të kritereve të miratuara nga komisioni. Së bashku me relacionin Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Kuvend materialet që kanë të bëjnë me analiznën funksionale të të gjithë bashkive të prozuara për hartën e re si dhe me dokumentacionin e plotë që lidhet me konsultimet”, tha Çuçi.
I pyetur për Himarën, ministri Çuçi tha se qëndrimi i qeverisë për Himarën është i prerë dhe i qartë se Himara është pjesë e Shqipërisë dhe është një nga 58 zonat funksionale.
“Himara është një nga 58 zonat funksionale që janë krijuar në Shqipëri. Për ne Himara është pjesë e Shqipërisë, përvec 3 zonave minoritare që për shkak të kritereve që ne kemi vendosur kemi ruajtur përkatësinë minoritare. Himara është krijuar për të krijuar një funksionalitet si bashki e ardhshme”, u shpreh Ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat