Shëndetësia falas, Rama: Nuk bëhet me magji, shënuam piketat e kthesës

Shqipëria

Shëndetësia falas, Rama: Nuk bëhet me magji, shënuam piketat e kthesës

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 12:08

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në analizën e 300 ditëve të punës së Ministrisë së Shëndetësisë, deklaroi se do ti hapet rrugë një shërbimi shëndetësor që nuk do të bazohet më se sa paguhet, por sa qytetarët kanë nevojë.

Lidhur me shërbimin shëndetësor falas për të cilin ai tha se qeveria akuzohet si premtim i pambajtur, Kryeministri shtoi se nuk mund të bëhet me magji, pasi bëhet fjalë për një sistem.

“Ky është një zotim që ne do e mbajmë, por sigurisht në kohën e nevojshme për ta kryer këtë revolucion. Sot në paraqitjen e drejtuesve të sektorit ishte e qartë se hapat drejt realizimit të këtij qëllimi madhor kanë filluar të hidhen dhe se sot 300 ditë pune intensive nuk e kanë transformuar rrënjësisht shëndetësinë, pasi kjo do të ndonte një fuqi madhore që ne nuk e kemi. Por kanë shënuar disa piketa të një kthese që tanimë po merret. Mbulimi universal shëndetësor nuk është një haluçinacion elektoral dhe as një prirje e izoluar, por një tendencë botërore që siç nënvizon edhe vetë presidenti i Bankës Botërore, nuk është një kërkesë për një shëndetësoi më të mirë, por kusht për barazi”, deklaroi Rama.

Ai tha se shëndetësia falas është një shërbim që një shtet e përballon për këdo, qoftë nëse ka apo nuk ka lekë.

Kreu i mazhorancës deklaroi se në buxhetin e parë të qeverisë, i ndërtuar në kushtet e një krize dhe një kaosi financiar, është buxheti më i lartë për shëndetësinë dhe rreth 10% më shumë se viti i kaluar.

Sipas tij është arritur që të rritet lista e barnave të rimbursueshme, duke thënë se kjo sfidë do të fitohet. Lidhur me korrupsionin dhe klientelizmit në bluzat e bardha si dhe lidhjet e tyre me farmacistët, ai tha se do të largohen nga shërbimi publik si të padenjë për tu mbajtur me taksat e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat