LSI kundër projektligjit për Policinë e Shtetit

Shqipëria

LSI kundër projektligjit për Policinë e Shtetit

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 21:38

Tre deputetë të LSI-së janë larguar nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, kur nisi diskutimi i projektligjit për Policinë e Shtetit. Spartak Berho kërkoi hiqjen dy kapitujve që lidhen me Byronë e Hetimit dhe shkrirjen e Gardës së Republikës. Ai tha se nuk mund të bëhet bashkëfajtor duke miratuar këtë draft. Por, pas ndërhyrjes së socialistit Fatmir Xhafaj, ata u kthyen në mbledhjen e komisionit.

LSI del hapur kundër projektligjit të qeverisë për Policinë e Shtetit.
Spartak Braho, tha gjatë shyrtimit nen për nen të draftit ligjor, këkroi heqjen dy kapitujt, që lidhem me ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe shkrirjes së Gardës së Republikës.

Deputeti i LSI-së, tha se nuk do të lejojë që të bëhen palë me projekteve personale.

Kryetari socialist i komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, u përpoq të qetësojë kolegun e LSI-së, duke thënë se këto dy kapituj do shqyrtohen në një moment të dytë.

Por, kjo nuk zbuti zemërimin e Brahos dhe kolegëve të tjerë deputetë të LSI-së, të cilët u larguan për disa minuta nga komisioni. Por, që janë kthyer dhe vijuan diskutimin e pjesës tjetër të projektligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat