Policia dorëzon në prokurori gazetat si provë kundër Dashnor Alikos

Shqipëria

Policia dorëzon në prokurori gazetat si provë kundër Dashnor Alikos

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 18:53

Kryetari i Komunës Lazarat Dashnor Aliko, është kallëzuar dy herë penalisht nga Policia e Shtetit, njëherë në prokurorin e Gjirokastrës dhe kallëzimi i dytë pranë Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë.
Këto kallëzime tashmë janë regjistruar pranë institucionit të akuzë, ku po punohet për grumbullimin e provave materiale. I pyetur për provat ndaj kryetarit Aliko, numëri një i policisë së shtetit Artan Didi tha se provë është i gjithë Lazarati.
Të pyetur për këto prova në prokurori, thuhet se policia, materialet kallëzuese i ka shoqëruar me procesverbalet e konstatimit të gjetjes së lëndës narkotike në fshat si dhe disa numra gazetash, ku kryetari i komunës ka dhënë intervista në lidhje me fshatin e tij problematik. Prokurorët thanë se në asnjë material referues nuk ka ndonjë provë konkrete ku implikon direkt kryetarin Aliko i cili ende nuk është marr në pyetje për shkak të mungesës së provave që të ballafaqohet me to.
Mësohet se në respektim të detyrim ligjor, që ka çdo kryetar komune për të dënoncuar mbjelljen e hashashit në komunën e tij, e ka respektuar edhe Dashnor Aliko, duke referuar materiale në Policinë e Gjirokastrës si dhe në takimet me krerët më të lartë të shtetit. Por pavarësisht këtyre veprimeve, mësohet se hetuesit e prokurorisë i kanë referuar materialin kallëzues policisë, duke i kërkuar mbledhjen dhe grumbullimin e provave të tjera materiale. Sipas kallëzimeve, Aliko është denoncuar për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në prokurorin e Gjirokastrës dhe për akuzën e organizimit e drejtimit të grupit kriminal që funksionone në Lazarat si dhe akuzën e Vrasjes së mbetur në tentativë ndaj policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat