Monumentit të Pavarësisë i vidhen shtatë pllaka bronzi

Shqipëria

Monumentit të Pavarësisë i vidhen shtatë pllaka bronzi

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 18:27

​​Monumenti i Pavarësisë, i ngritur tek Parku Rinia në qendër të Tiranës me rastin e 100- vjetorit të Pavarëisë, ka rënë sërish pre e hajdutëve.

Këtë herë i janë vjedhur shtatë pllaka prej bronzi.

Policia ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë për një punonjës të policisë bashkiake, i cili duhet të ruante monumentin.

Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të identifikuar dhe kapur autorët e grabitjes, ndërsa po kontrollohen edhe pikat e grumbullimit të skrapit, ku mund të jenë shitur pllakat e bronzit.

Ky monument u ndërtua i tëri me pllaka bronzi, me një kosto prej rreth 350 mijë euro, ku vetëm një nga pllakat e tij kushtoi 400 euro.

Monumenti historik u konceptua të kishte edhe deklaratën e Pavarësisë, së bashku me firmat e 40 delegatëve që ishin në Vlorë ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Por qytetarët që e vizitojnë atë nuk kanë nguruar të shkruajnë emrat e tyre.

Madje shpesh janë parë qytetarë duke urinuar tek ky monument.

Së fundmi, monumenti ra pre e hajdutëve në mars të vitit të shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat