Partia Demokratike ka denoncuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama në lidhje me deputetin Arben Ndoka i cili sulmoi deputetin demokrat Strazimi por edhe për kërcënimin që i bëri zëdhënëses së PD. Heshtjen e kryeministrit PD e quan një heshtje kriminale.
“U bënë sot 11 ditë që Edi Rama hesht pas agresionit fizik dhe kërcëmimit me jetë të deputetit të opozitës, Gent Strazimiri, në godinën e Kuvendit të Shqipërisë, me një akt mafioz të organizuar prej tij deri në detaje.Por Edi Rama hesht prej më shumë se një jave, edhe kur deputeti i tij, tashmë me emër dhe prova të pakontestueshme për të shkuarën kriminale, pra Arben Ndoka, kërcënoi me jetë zëdhënësen e Partisë Demokratike.Heshtja e Edi Ramës, është po aq kriminale sa aktet banditeske të deputetëve të tij”, tha Vokshi.
Në një dalje për mediat nga selia blu, Albana Vokshi tha se Rama bën propagandë boshe për gratë.
“Eshte momenti për t’i kujtuar publikut, se Edi Rama, që bën propagandë boshe për gratë sa herë ti jepet rasti, eleminoi nga lista dy kandidate femra, vetëm e vetëm për t’i hapur rrugën futjes së Arben Ndokës në Parlament.”