OSBE kundër Qeverisë për ligjin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Shqipëria

OSBE kundër Qeverisë për ligjin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 14:36

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dalë kundër propozimeve të mazhorancës për disa ndryshime në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Propozimin e disa deputetëve të mazhorancës, që në rast precedimi penal ndaj gjyqtarit, KLD-ja duhet ta pezullojë atë nga detyra, OSBE-ja e cilëson një masë shumë të ashpër dhe kërcënim të funksionimit të këtij këshilli, por dhe gjyqësorit në përgjithësi.
OSBE shkruan në komentete e saj: “Në lidhje me pikën b) të këtij projektligji, e cila shton pikën 1.1 në nenin 21 të ligjit ekzistues, mendojmë se pezullimi automatikisht i gjyqtarit vetëm për shkak të regjistrimit të një procedimi penal është masë shumë e ashpër dhe nëse abuzohet me të mund të kërcënoje funksionimin e Këshilli të Lartë të Drejtësisënë veçanti por edhe të gjyqësorit në përgjithësi.”
Në krye të letrës, ku Prezenca e OSBE-së rendit disa komente mbi projektligjin “Për organizimin e funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, vlerësohet se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe kërkon një qasje serioze dhe të gjithanshme, duke përfshirë në konsultime të gjithë aktorët e interesuar.
Sipas komenteve të OSBE-së, “ne mendojmë se ligji për organizimin dhe funksionimin e KLD-së nuk është i vetmi ligj që duhet të ndryshohet dhe se ndryshimet e propozuara ndoshta nuk janë të vetmet që duhet të propozohen apo miratohen, në lidhje me këtë ligj, për kryerjen e një reforme tërësore të sistemit të drejtësisë, me qëllim rritjen e pavarësisë, paanshmërisë dhe efiçencës së sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe do të ishte e preferueshme që projektligji në shqyrtim të ishte pjesë e një pakete ligjesh të hartuara për këtë qëllim.”
Teksa ka kundershtuar disa ndryshime në igjin për KLD-në, Prezenca e OSBE-së ka vlerësuar ndryshimet e paraqitura për Shkollën e Magjistraturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat