Breshkat e ujit “pushtojnë” bregdetin e Patokut (Video)

Shqipëria

Breshkat e ujit “pushtojnë” bregdetin e Patokut (Video)

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 20:14

Fier - Një numër i madh i breshkave detare kanë rënë në rrjetat e peshkatarëve të Patokut.
Është sezoni që këto breshka shfaqen në bregdet dhe pranë kënetës në lagunën e Patokut dhe për fat disa peshkatarë janë të vëmendshëm në përkujdesjen ndaj tyre. Ata informojnë institucionet që kujdesen për këto gjallesa.
Prof. Dr. Idriz Haxhia do t’i matrikullojë këto breshka, për t’i hedhur më pas sërish në det. Haxhia ka theksuar se këto gjallesa ruhen me ligje të veçanta nga çdo shtet, madje në disa vende të Europës ndodhen dhe qendra shëndetësore të posaçme.
Një tjetër breshkë shumë e rrallë është gjendur këto ditë nga këta peshkatarë, “Kelonja midja” ndryshe breshka fluturuese, të cilës do t’i vendoset një antenë që do të shërbejë për të mësuar vendodhjen e saj në det apo oqean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat