Kamëz – Fushë Krujë, banorët denoncojnë zvarritjen e punimeve

Shqipëria

Kamëz – Fushë Krujë, banorët denoncojnë zvarritjen e punimeve

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 17:04

Banorët e Kamzës kanë kërcënuar se do të bllokojnë aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, nëse qeveria nuk finalizon projektin e lënë në mes.

Ata thonë se pezullimi i punimeve ka bërë që ky aks rrugor të kthehet në një rrezik dhe burim aksidentesh për ta.

Protesta e këtyre banorëve u mbështet edhe nga Partia Demokratike.

Koordinatori për Ndihmë Ligjore dhe Denoncimet, në selinë blu , Ervin Salianji ishte sot në këtë pjesë të rrugës, bisedoi me qytetarët dhe banorët e zonës dhe dënoi vonesat e qeverisë që sipas tij kanë në sfond edhe diskrimimin politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat