Dule në Himarë: Ndarja territoriale për interesa politike

Shqipëria

Dule në Himarë: Ndarja territoriale për interesa politike

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 16:43

Ka zbritur në Himarë, për të kundërshtuar me forcë, kësaj rradhe përpara banorëve të zones, variantin përfundimtar të ndarjes së re administrative- territoriale, që e bashkon këtë Bashki me atë të Vranishtit.

Për kryetarin e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, pas hartës së re fshihen interesa elektorale, që do të kenë pasoja të rrezikshme.

Vangjel Dule – Kryetar i PBDNJ: “I mbrapshtë dhe me pasoja të rrezikshme nëse do të institucionalizohet është thjeshtë dhe vetëm electoral. Ka individë që mund të kenë edhe funksione institucionale që kanë ndikime dhe në qendrat vendimarrëse në vend që duan të imponojnë këtë zgjidhje me një qëllim të vetëm, të kontrollojnë pushtetin e ri lokal në Bashkinë e re. Duan thjeshtë dhe vetëm ta përdorin Vranishtin si një trupë elektorale që besojnë se do tu shkojnë verbërisht pas planeve të tyre për të mbajtur peng në vazhdimësi autoritetin lokal të Himarës. Kjo nuk mund të ndodhë dhe pranohet.”

Sipas kreut të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, i vetmi variant që do të pranohet është ai i bashkimit të Himarës me Lukovën. Në të kundërt, Dule paralajmëroi votën kundër në parlament.

Vangjel Dule – Kryetar i PBDNJ: “Ne jemi pro bashkimeve dhe bashkimi i vetëm që përputhet me këto parime, vlera dhe perspektiva është vetëm ai me Lukovën dhe kësaj do t’i qëndrojmë deri në fund. Për në çdo lëvizje në drejtimin e sotëm të gjërave do të jetë e pavotueshme në parlament, por dhe e papranueshme nga komuniteti. Nuk është një tekë.”

Në takimin e organizuar me banorë të Himarës ishin të pranishëm jo vetëm përfaqësues të Omonia-s por edhe OSBE-së.

Për të gjithë faktorin ndërkombëtar kreu i PBDNJ-së adresoi një apel.

Vangjel Dule – Kryetar i PBDNJ: “Po flasim sistematikisht me ndërkombëtarët dhe në mënyrë të veçantë do tu drejtohesha nga Himara që vëmendja e tyre të fokusohej ndaj këtij problemi në tentativë në Bashkinë e Himarës. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët dhe mjetet që një sistem demokratik parashikon në raste të tilla.

Varianti përfundimtar për reformën administrative-territoriale parashikon një ndarje me 61 njësi të qeverisjes vendore, sipas të cilave Bashkia e Himarës bashkohet me Vranishtin dhe Lukovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat