Berisha: Rama alien për fermerët

Shqipëria

Berisha: Rama alien për fermerët

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 17:36

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Poshnje të Beratit.

“Një alien në Poshnje! Rama beson se çdo gjë që i thonë është fillim nga e para! Të dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama ishte në Poshnje të Beratit ku foli si një alien”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Duke cituar Kryeministrin, Berisha shkruan se Rama u tha fermerëve se do të marrë fund skema e korruptuar e ndarjes së naftës per fermerët dhe se tani që u mor statusi i vendit kandidat do fillojë financimi i projekteve të fermerëve nga Komisioni Europian.

Në vijim ai shton se fermerët qeshën dhe panë njeri-tjetrin në sy dhe Ramën se mos ishte i trallisur nga overdoza, pasi skema e ndarjes së naftës u ndalua që në shtator të vitit 2005 e deri sot.

“Edhe kjo shkaktoi nënqeshjen e Fredit dhe gajasjen e Myrtos, fermere që një vit më parë e kishin përfituar financimin e projekteve të tyre nga fondet e BE. Të dashur miq, në 300 ditë qeveria aktuale, që premtoi heqjen e akcizes dhe taksën e qarkullimit për fermerët, nuk ka financuar asnjë projekt të vetëm në bujqësi, nuk ka ndërtuar asnjë kilometer kanal vaditje apo kullimi. Sot në Poshnje ata ndanë grantet për 5-6 fermerët e parë kundrejt mbi 10 mijë projekteve që u financuan vitin e kaluar dhe 45 mijë fermerëve që iu financuan projektet në 5 vitet e fundit, me të cilat u mbollën rreth 10 milionë rrënjë ullinj dhe miliona të tjera mollë, vreshta, arra, pjeshke, qershi etj”, shkruan Berisha.

Ai kujton se gjatë qeverisë së drejtuar prej tij u ndërtuan mbi 8 mijë km rrugë në fshatrat e vendit, rreth 1000 shkolla, kopshte, 450 qendra shëndetësore, qindra km kanale vadites dhe kullimi, sipërfaqja e mbjelle thuajse u dyfishua, eksportet u rritën me 2-3 herë. Sipas tij, Rama për fermerët është thjesht një alien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat