Miratohet ligji, ja si do varrosen tani shqiptarët

Shqipëria

Miratohet ligji, ja si do varrosen tani shqiptarët

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 19:46

Për herë të parë në Shqipëri do të ketë varreza private e fetare. Po ashtu familjarët e të vdekurve, sipas amanetit të të ndjerëve apo vendimit të të afërmve të tyre, mund të digjen, mund të varrosen nën tokë apo mbitokë.
Të gjitha format që ekzistojnë në vende të ndryshme të botës do të aplikohen dhe në Shqipëri, tashmë me miratim dhe nga Parlamenti. Sot, Kuvendi miratoi projektligjin e Ministrisë së Zhvillimit Urban për shërbimin e varrimit. Sipas hartuesve, kjo do të mundësojë krijimin e hapësirave të tjera për varre.

Deri tani varrezat publike, kryesisht në Tiranë e në qytete të tjera të vendit nuk kanë më hapësira për të vdekurit. Disa herë Bashkia e Tiranës ka dhënë paralajmërim se nuk ka vend për ata që ndërrojnë jetë në varrezat e Sharrës apo Tufinës. Sipas Ministrisë, nëse të ndjerët digjen apo varrosen nëpër ambiente të ndara sipas fesë apo parcelave private do të zgjidhin shqetësimin e mospasjes së dy metrave varr nën tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat