​Vorpsi: Rama me suksese imagjinare, mashtroi ish-të përndjekurit

Shqipëria

​Vorpsi: Rama me suksese imagjinare, mashtroi ish-të përndjekurit

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 19:39

Partia Demokratike ka denoncuar atë që i konsideron si dështimet e rradhës së Qeverisë me të përndjekurit, humbjen e vendeve të punës, vetëvrasjet nga arbitrariteti i qeverisë dhe varfërinë që po rrënon shpresën.
Zëdhënësja e kësaj partie tha se rrëfimi i Ramës për 300 ditët e punësimit nuk i shpëton dot mëkatit të mashtrimeve.

Rrëfimi i sotëm i Edi Ramës për 300 ditët e punësimit dhe mirëqënies nuk e shpëton dot atë nga mëkati i mashtrimeve të përditshme. Rrëfimi nuk e shpëton dot Edi Ramën nga përgjegjësia që ai ka për 6 të vetëvrarë për pushim të padrejtë nga puna. Ai me politikat e tij është përgjegjës për humbjen e mbi 30 mijë vendeve të punës në këto 300 ditë. Rrëfimi i sotëm nuk e fsheh dot faktin se në këto 300 ditë është dyfishuar numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, një tregues i humbjes së shpresës, tha Vorpsi.

Sipas saj, Edi Rama qëndron sot pas 300 ditëve në krye të mashtrimeve për shpërblimin financiar të ish të përndjekurve politikë.

Varfëria është ulur këmbëkryq, kaos me skemën e pensioneve dhe personat me aftësi të kufizuar cdo ditë e më shumë po marrin me vonesë pagesën e papunësisë. Të gjitha këto mëkate nuk shlyhen dot me një rrëfim suksesesh imagjinare,theksoi Vorpsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat