Dështon hetimi për vrasjen e Artan Santos, gjykata liron kushurinjtë Gjoza

Shqipëria

Dështon hetimi për vrasjen e Artan Santos, gjykata liron kushurinjtë Gjoza

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 13:29

Arrestimi i Saimir dhe Klodian Gjozit si të dyshuar se kishin lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo, pritet ta kthejë hetimin në pikën e nisjes.

Paraditen e sotme, gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë me kërkesë të organit të akuzës, duke i lënë të lirë dhe caktuar për ta “detyrim paraqitje”.

Pas këti vendimi avokati i mbrojtës i dy kushërinjve, Sami Dema, tha se Klodian dhe Saimir Gjozi nuk duhet të ishin mbajtur në burg. Sipas tij ata duhet të ishin liruar që para 2 javësh, ndërsa shtoi se do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore për këtë rast.

Një ditë më parë organi i akuzës së kryeqytetit dorëzoi në gjykatën e Tiranës kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për kushurinjtë Gjoza, pasi në datën 30 qershor kjo gjykatë vendosi ti lërë në burg për 15 ditë.

Ende nuk është sqaruar nga raporti i policisë shkencore nëse shenjat e barutit gjetur në duart e Gjozve,janë të lëna nga armë apo nga puna që ata kryejnë në një servis makinash.

Saimir dhe Klodian Gjoza u arrestuan në zonën e Fushë-Krujës pas vrasjes së Artan Santos, pasi në servisin ku punonin u gjet një motor i ngjashëm me atë që u përdor në atentat.

Por pas ekazaminive të ekspertëve u pa që dy motorat kishin ndryshime. Afati 15 ditor që u vendos nga gjykata, u la për të përfunduar ekspertiza e elementëve plotësues që mund të gjendeshin në trupat e kushurinjve.

Kur kanë kaluar dy javë nuk janë gjetur faktorë të cilët i lidhin dy të rinjtë me vrasjen e bujshme ndodhur në Tiranë. Sipas avokatëve mbetjet e barutit mund të kenë ardhur nga puna në servis apo mjete të tjera që kushurinjtë mund të kenë hasur gjatë asaj dite në punë.

Një fakt tjetër që forcon alibinë e dy kushurinjve që nuk kanë lidhje me ngjarjen janë dhe qelizat e telefonit. Të paktën nga tabulatet vërtetohet se dy rinjtë nuk kanë lëvizur nga fshati Ishëm ku dhe jetojnë.

Ndërsa kjo forcohet dhe me dëshminë e gati 20 dëshmitarëve që vërtetojnë që Saimiri dhe Klodiani kanë qenë atë ditë në fshat.

Kur kanë kaluar gati tre javë nga vrasja e bankierit, policia dhe prokuroria nuk kanë ende një të dyshuar dhe nuk ka ende një pistë konkrete ku te jetë fokusuar hetimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat