Nuland: Në Shqipëri nuk ka vakanca amasadorësh, kemi Arvizun

Shqipëria

Nuland: Në Shqipëri nuk ka vakanca amasadorësh, kemi Arvizun

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 09:40

Ndihmës-sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland është shprehur se në Shqipëri nuk ka mungesë ambasadorësh, siç mund të ndodhë në disa vende të tjera të Europës. “SHBA paguajnë një çmim kur kemi mungesa në nivel ambasadori.

Siç është e qartë, në Shqipëri, kemi ambasadorin tonë të shkëlqyer Arvizu. Jemi me shumë fat që ai është treguar i gatshëm të qëndrojë”, është shprehur Nuland në një intervistë dhënë për televizionin Top Channel. Gjatë intervistë, Nuland bën apel për pastrimin dhe reformimin e sistemit gjyqësor nga korrupsioni.

Në përfundim ajo thotë se është besimplotë për vendin tonë dhe se “mendoj se potenciali këtu është shumë i madh. prandaj dhe doja të kthehesha, për të parë se çfarë mund të bëjmë më shumë sëbashku, sidomos në drejtimin ekonomik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat