Veliaj: Mosha e pensionit për gratë, do rritet me dy muaj në vit

Shqipëria

Veliaj: Mosha e pensionit për gratë, do rritet me dy muaj në vit

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 16:31

Është mbledhur sot Komisioni Parlamentar i Ekonomisë për të diskutuar mbi ligjin për sigurimet shoqërore. I pranishëm gjatë mbledhjes, ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, deklaroi se për gratë, mosha e pensionit do të rritet me dy muaj në vit dhe se në vitin 2032 ligji do të ketë efektin e plotë.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ekonomisë mëngjesin e sotëm, u diskutua rëndësia e reformës për pensionet shoqërore. Anastas Angjeli theksoi se skema aktuale e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve ka padrejtësi dhe problematika të mëdha. Ai e cilësoi reformën që do të ndërmarrë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si të vonuar por tepër të nevojshme.

Ministri Erion Veliaj, deklaroi se përsa i përket reformimit të skemës së pensioneve, ndryshimi i radhës do të jetë rritja e moshës së pensionit për gratë, me dy muaj në vit.

Ditën e djeshme Veliaj ishte në Bajram Curri, nga ku prezantoi skemën e re të pensioneve me temë “Pensione më të larta për të gjithë”. Ai deklaroi se për të pasur një pension më të lartë, duhet deklaruar rroga e plotë, dhe shtoi se nga janari i vitit 2015, do të ketë një rritje të pensioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat