Dosja e deputetit socialist trafikant të prostitutave në zyrën e Llallës

Shqipëria

Dosja e deputetit socialist trafikant të prostitutave në zyrën e Llallës

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 15:48

Kryetari i opozitës Lulzim Basha me dy deputetë të PD-së i kanë dorëzuar sot, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, dy kallëzime penale: një për deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, që sipas tyre dhunuan deputetin demokrat Genti Strazimirin dhe një tjetër, më vete, për deputetin Ndoka që ka kërcënuar zëdhënësen e PD-së, Laura Vorpsin.

Pas takimit, që u zhvillua në Prokurori, ish-Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha: “Sot depozituam në Prokurori, dy kallëzime penale për dhunën e ushtruar në parlament nga deputetët Ndoka dhe Ndreu ndaj sekretarit të grupit të PD-së, Genti Strazimirit si dhe kallëzimin penal ndaj Arben Ndokës, që ka kërcënuar zëdhënësen Vorpsi.

Diskutuam edhe kërkuam prej tij hapa të shpejtë dhe efikasë,_ theksoi Halimi, – “që të fillojë sa më shpejt hetimi ndaj agresorëve dhe institucionet në Shqipëri të funksionojnë. Është ekzistenciale, funksionimi i institucioneve të pavarura, me qëllim që demokracia të jetë funksionale dhe të sundojë ligji dhe jo dhuna, arbitrariteti, mbyllja e gojës ë opozitës,”- përfundoi deputeti.

Takimi vjen pak ditë pasi opozita denoncoi në Kuvend dhe më pas, edhe nga selia e saj, deputetë të grupit parlamentar të PS-së si të inkriminuar.

Këto deklarata shkaktuan edhe incidentit ndërmjet deputetit demokrat Genti Strazimiri dhe deputetët e socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat