Rama: Nesër çdo ministër do të raportojë në publik

Shqipëria

Rama: Nesër çdo ministër do të raportojë në publik

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 21:52

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit do të raportojnë nesër për punën e bërë në 300 ditët e qeverisjes. Në një postim në rrjetin social Tëitter, Rama njofton se nesër në orën 11:00 në Teatrin e Operas çdo ministër do të raportojë në me shifra dhe fakte punën e bërë gjatë këtyre 300 ditëve.
Fisks një javë më parë Rama ka mbledhur kabinetin e tij për të bërë analizën e punës. Që nga e diela e patë edhe pse nuk ka asnjë të dhënë zyrtare, burime për A1 Report konfirmojë faktin, se Rama është ndalur më gjatë te disa sektorë të rëndësishëm, si ekonomia, punësimi, rendi publik, reforma në arsim, dhe në turizëm. Pjesa më e rëndësishme sipas burimeve për A1 Report, ka qenë edhe diskutimi i një strategjie për anti-korrupsionin, për periudhën 2014 -2015.

Mbledhja e të dielës së kaluar ka zgjatur mbi 9 orë. Përmes postimeve në rrjetet sociale Rama ka njoftuar se të dhënat e deritanishme janë shumë inkurajuese. Ndërkohë më vonë, vetë kryeministri Rama ka shruar se "në shtator do të nisë edhe viti anti-korrupsion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat