PD: Deputeti Arben Ndoka kërcënoi përmes telefonit Laura Vorpsin

Shqipëria

PD: Deputeti Arben Ndoka kërcënoi përmes telefonit Laura Vorpsin

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 18:56

Partia Demokratike denoncoi publikisht kryerjen e një telefonate kërcënuese nga deputeti socialist Arben Ndoka ndaj zëdhënëses se kësaj force politike Laura Vorpsi.

Deklarata e plote e Partisë Demokratike:

Sot pasdite Arben Ndoka kërcënoi me anë të një bisedetelefonike zëdhënësen e Partisë Demokratike, LauraVorpsi.

Partia Demokratike e dënon me forcë aktin e sotëm mafioz të kërcënimit të zëdhënëses zyrtare të Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, nga deputeti Arben Ndoka.

Ky akt kërcënimi erdhi pas denoncimit me fakte dhe prova të së kaluarës kriminale të Arben Ndokës, i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite burg përshfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe për heqje të lirisë së tjetrit.
Kërcënimi i sotëm banditesk ndaj zëdhënëses zyrtaretë Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, nga Arben Ndoka është një tjetër provë se në Shqipëri, Edi Rama kangritjur një infrastrukturë kriminale e mafioze për timbyllur gojën opozitës dhe fjalës së lirë.

Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë akt banditesk dhe është më e vendosur se kurrë të bëjë transparencëtë plotë të lidhjeve kriminale të Edi Ramës dhe përdorimit prej tij të krimit të organizuar për interesapolitike.

Partia Demokratike i bën me dije Edi Ramës faqe opinionit publik kombëtar dhe gjithë faktorit ndërkombëtar se ai, do të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike, ligjore, personale dhe tëgjithanshme për cdo akt kërcënimi dhe dhune ndaj përfaqësuesve të opozitës, të frymëzuar nga ai dhe kodoshët e tij politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat