Pezullohet Dekani i Fakultetit të Mjekësisë

Shqipëria

Pezullohet Dekani i Fakultetit të Mjekësisë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 18:18

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa e konsideroi pezullimin e tij nga detyra, të paligjshëm dhe korruptiv. Sipas tij, Rektori i emëruar nuk mund të pezullojë një dekan të zgjedhur pa vërtetuar më parë shkeljet e ligjit.

Nje dekan i zgjedhur nuk mund te pezullohet nga nje rektor i emeruar pa nje shkelje flagrante te ligjit. Argumenton ne kete menyre si te nxituar dhe te kundraligjshem Dekani i fakultetit te Mjeksise Bajram Hysa vendimin e Rektorit Ali Refatllari.

Auditi ne fakultet ende nuk ka perfunduar. Kjo e ben Hysen te besoje se prapa vendimit per pezullimin e tij fshihen afera korruptive.

Nje vendim qe vjen pas denoncimeve qe Fakulteti i Mjekesise dhe stafi i tij drejtues kane bere per problematikat e hasura ne universitet.

Dekani Bajram Hysa per kete vendim ka vene ne dijeni edhe Ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Nje dite me pare Rektori I Universitetit te Mjeksise Ali Refatllari ka pezulluar nga detyra Dekanin e ketij fakulteti. Ne urdherin e tij thuhet se masa disiplionore eshte marre pas auditit te zhvillur ku jane konstatuar shkelje dhe parregullsi ne procedurat e rekrutimit të personelit akademik, atij administrativ, në menaxhimin e aktivave, si edhe procedurat e dhënies me qira të pasurive shtetërore, të cilat kanë shkaktuar një dëm financiar në vlerën e 55 milionë lekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat