Ngjela: Ndryshime kushtetuese për KLD

Shqipëria

Ngjela: Ndryshime kushtetuese për KLD

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 17:24

Avokat Spartak Ngjela mendon se është detyrë e Kryeministrit që të gjejë një zgjidhje politike për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në nivelin praktik, sipas Ngjelës, KLD duhet të ndryshojë, duke prekur edhe Kushtetutën. Por në mikrofonin e ABCnews, Ngjela pohoi se këtë nuk është në gjendje ta bëjë ministri i Drejtësisë.

Për KLD-në nevojitet një zgjidhje politike. Gjetja e saj, sipas Spartak Ngjelës, është detyrë e Kryeministrit Rama.

Për avokatin ndryshimi i emrave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk zgjidh asgjë. Zgjidhja sipas tij duhet të jetë radikale, duke prekur edhe Kushtetutën.

Mungesa e ministrit të Drejtësisë në mbledhjen e fundit të KLD-së, e bind akoma më shumë se Nasip Naço nuk është i aftë për reformën në drejtësi që kërkon Perëndimi.

Por nuk është dakort as me politikën e ndjekur deri tani nga opozita, që akuzon mazhorancën për inkriminim të Parlamentit.

Një shpresë për sistemin e drejtësisë ekziston. Avokati është i bindur se ajo gjendet në Shkollën e Magjistraturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat