PD publikon dosjen e deputetit të PS'së, Arben Ndokës: I dënuar 7 vjet në Itali

Shqipëria

PD publikon dosjen e deputetit të PS'së, Arben Ndokës: I dënuar 7 vjet në Itali

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 13:53

​Partia Demokratike më në fund po flet me dosje. Pas pyetjeve publike që i drejtoi një ditë më parë kryeministrit Rama për të shkuarën kriminale të deputetëve Arben Ndoka dhe Armando Prenga,
Selia Blu publikoi dikumente zyrtare të dënimit të deputetit socialist Arben Ndoka nga Gjykata e Romës, Me 7 vjet burg. Dënimi i është dhënë për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese” dhe pengmarrje, apo “heqje të paligjshme të lirisë së personit”, sic thuhet në termat ligjorë.

Demokratët folur disa herë për persona të inkriminuar në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, madje edhe për të akuzuar për vrasje. 19 të tillë janë, sipas deputetit Gent Strazimiri. Kjo cështje e ngritu prej tij u bë edhe shkak që ai të konfliktohej me deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. Por kjo është hera e parë që Partia Demokratike publikon dokumenta zyrtare për të vërtetuar akuzat e saj.

Deklarata e plotë e deputetit Arben Ristani

Po bëjmë sot publike para qytetarëve shqiptarë, dokumentat zyrtare që vërtetojnë lidhjen e Edi Ramës me krimin.

Dokumentet zyrtare që vërtetojnë se përfaqësuesit e botës së krimit janë sot deputetët e Edi Ramës, që urdhërohen prej tij për të goditur fizikisht opozitën.

Kemi këtu dosjen e plotë të deputetit Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë.

Gjykatat shqiptare, ajo e faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim.

Arben Ndoka, është transferuar nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri.

Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht, dhe në vitin 2005, është liruar.

Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit.

I rikujtojmë shqiptarëve se për ti hapur rrugë futjes së Arben Ndokës në Parlament, Edi Rama spostoi dhunshëm dy deputete gra që ishin para Ndokës në listën e kandidatëve.

Ky është personi që Edi Rama urdhëron të godasë fizikisht deputetët e opozitës.

Kjo është rilindja e Edi Ramës

Deklarata e Laura Vorpsit

Partia Demokratike bën transparencë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Kuvend, pasi Edi Rama, jo vetëm urdhëroi dhunën, por u kujdes deri në fund për përcjelljen e saj në media, me titujt që ai dëshiron, për të çoroditur opinionin publik.

Gjatë një debati për sigurinë në vend deputeti demokrat Gent Strazimiri denoncoi gjëndjen e rendit dhe depërtimin e krimit në strukturat më të larta të shtetit duke përfshirë parlamentin.

Me urdhër të Edi Ramës, deputetja Xhaçka i kërkon Strazimirit të përmendë emrat e deputetëve të inkriminuar.

Deputeti Strazimiri iu përgjigj deputetes Xhaçka duke i thënë se kishte mirëkuptim të plotë për detyrën që i kishte ngarkuar Edi Rama me sms, dhe se problemi nuk qëndronte tek ajo por tek shefi i saj.

Dhe menjëherë pas kësaj, Edi Rama urdhëroi Arben Ndokën dhe Pjerin Ndreun të agresonin fizikisht deputetin Strazimiri.

Në zbatim të këtij urdhëri, deputetët Ndoka e Ndreu goditën dhe kërcënuan me jetë deputetin Strazimiri.

Partia Demokratike denoncon ngritjen e infrastrukturës së dhunës në parlament për të goditur dhe kërcënuar deputetët e opozitës, sa herë që ata mbajnë qëndrime që nuk i pëlqejnë Edi Ramës.

Edi Rama është personi që ka projektuar futjen në parlament të deputetëve me të kaluar kriminale për t’i përdorur si kërcënim ndaj fjalës së lirë, si kërcënim ndaj opozitës.

Edi Rama përfshiu Arben Ndokën në listat e Partisë Socialiste, pavarësisht prej të kaluarës së tij kriminale, madje pikërisht prej saj.

Edi Rama spostoi dy kandidate gra nga lista, për t’i hapur rrugën futjes në parlament të Arben Ndokës.

Dhe ne sot pyesim sërish publikisht z.Rama.

Cila është e shkuara e deputetit të tij të Lezhës, dhe sa vite është dënuar ai në Itali për trafiqe.

Një muaj më parë, u vetëdenoncua dhe deputeti socialist Armando Prenga, i cili edhe ai dha dëshminë e tij publike, se është pjesë e përfaqësuesve të botës së krimit në parlament, kur goditi z.Strazimiri, pas një fjalimi të ngjashëm me të djeshmin.

E pyesim sërish sot z.Rama. Cila është e shkuara e Armando Prengës dhe për cfarë e ka ndjekur policia italiane në vendin fqinj?

Menjëherë pas ngjarjes së djeshme, Edi Rama legjitimoi dhunën ndaj deputetit demokrat, duke thënë se kush denoncon, do të goditet fizikisht.

Ilir Meta nuk mori asnjë masë disiplinore, nuk ndërpreu as seancën, a thua se gjithcka shkoi sipas planit.

Më pas Rama u kujdes që të barazonte në shumë media, kurajon e deputetit strazimiri për të denoncuar, me furacakët që kur përmendet krimi humbasin toruan dhe godasin fizikisht.

E vërteta është se Edi Rama i ka futur këta persona në parlament për të intimiduar e goditur fizikisht opozitën dhe për t’u mbyllur gojën deputetëve që denoncojnë lidhjet dhe varësitë e tij kriminale.

Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë që në emër të interesave të qytetarëve të këtij vendi, në emër të të së ardhmes europiane të Shqipërisë, të vazhdojë cdo ditë betejën për të denoncuar publikisht me fakte e argumenta, lidhjet kriminale të qeverisë, dhe të dyshes Rama-Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat