Ligji i ri për TVSH, Shqipëria unifikon sistemin e taksimit me BE

Shqipëria

Ligji i ri për TVSH, Shqipëria unifikon sistemin e taksimit me BE

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 20:54

Opozita shqiptare ka bojkotuar qysh sot komisionet parlamentare, pas incidentit të djeshëm ku deputetët Strazimiri dhe Ndoka u konfliktuan me njëri- tjetrin.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ishte i ftuar sot në Komisionin e Ekonomisë për të folur mbi projekligjin për ''Për tatimin mbi vlerën e shtuar'', por e prezantoi draftin pa praninë e opozitës. Gjatë fjalës së tij ministri Cani tha se ligji i ri synon të sigurojë qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, me rregulla të mirëpërcaktuara, të cilat sigurojnë njëtrajtshmëri në aplikimin e TVSH-së, duke e unifikuar kështu sistemin e taksimit shqiptar me atë të shteteve anëtare të BE-së. Ligji, përmes parimit të taksimit sipas destinacionit, për shërbimet, siguron një sistem taksimi që eleminon taksimin e dyfishtë të TVSH-së për transaksionet midis bizneseve në Shqipëri dhe atyre të vendosura në çdonjërin vend anëtar të BE-së.

'' Ligji i ri me përcaktimet e veta synon që të ofrojë një mjedis të përshtatshëm dhe tërheqës për biznesin. Ky projektligj, nëpërmjet rregullave të parashikuara qartë, që i përshtaten zhvillimit ekonomik dhe kërkesave të tregut, brenda dhe jashtë vendit, synon të sigurojë një sistem taksimi të unifikuar me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, duke e bërë biznesin shqiptar konkurrues, midis vendeve të zhvilluara dhe Shqipërisë, një vend që siguron qëndrueshmëri ligjore, fiskale dhe siguri për investitorët e huaj. Pra Shqipëria bën një hap të madh përpara drejt përafrimit të legjsilacionit me vendet e BE, realizon një konkurencë të drejtë në kushte të barabarta. Pra ky ligj heq këtë barrierë për biznesin shqiptar pasi shërbimet shqiptare ndaj të tretëve mbanin TVSH të pamerituar,'' u shpreh Shkëlqim Cani, Ministër i Financave.

Ky projektligj do të shfuqizojë ligjin ekzistues për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.

Qëllimi i ligjit të ri të TVSH-së

1. Ofron një mjedis të përshtatshëm dhe tërheqës, qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, siguri si për biznesin vendas edhe për investitorët e huaj

2. Njëtrajtshmëri në aplikimin e TVSH-së duke e unifikuar kështu sistemin e taksimit shqiptar me atë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian

3. Konkurrencë të drejtë dhe kushte të barabarta, duke eliminuar sa është e mundur faktorët që cenojnë këto kushte;

4. Stimulimin e qarkullimit të mallrave dhe të shërbimeve duke e bërë biznesin shqiptar konkurrues midis vendeve të zhvilluara.

5. Ky projekt ligj synon të sigurojë një sistem taksimi që eliminon taksimin e dyfishtë të TVSH-së për transaksionet midis bizneseve në Shqipëri dhe atyre të vendosura në çdonjërin vend anëtar të BE-së (parimi i destinacionit);

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat