John Kerry: Në Shqipëri, demokracia në rrezik

Shqipëria

John Kerry: Në Shqipëri, demokracia në rrezik

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 14:37

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin shqetësim për demokracinë në Shqipëri.

Në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, Sekretari John Kerry thotë se, me bllokimin e emërimit të ambasadorëve të rinj në 40 vende të botës, mes të cilave rendit edhe Shqipërinë, Senati po dobëson diplomacinë e Shteteve të Bashkuara.

Tre janë momentet në të cilat ngre shqetësimin e tij sekretari Kerry, kur thotë se, Shqipërinë e sheh si vend strategjik në Europë, evidenton mungesën e përfaqësimit në nivel ambasadori, flet për vlerat e demokracisë të kërcënuara dhe shprehet se, mungesa e ambasadorëve i pengon Shtetet e Bashkuara të merren me nivelet e larta.

Sipaszyrtarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Shteteve të Bashkuara po u shkaktohet një dëm nga mungesa e përfaqësimit në shumë vende të botës.

John Kerry: “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të veprojnë pa një paketë mjetesh diplomatike për të ushtruar udhëheqjen dhe avancimin e sigurisë tone dhe interesave ekonomike në mbarë globin, sepse një proces i mbetur në mes na ka lënë pa përfaqësim të përhershëm në 40 vende të botës. Mungesa ka gjithashtu edhe në vende strategjike europiane si Hungaria, Turqia, Republika Cceke, Moldavia dhe Shqipëria. Pa autoritetin e një ambasadori ne nuk mund të merremi plotësisht me zyrtarët e niveleve më të larta, në vendet ku vlerat e përbashkëta demokratike janë të kërcënuara”.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili prej tri vitesh mbajti këtë post, tashmë vijon të jetë pa mandat në ushtrimin e detyrës së tij, pas moskalimit në senatin amerikan të kandidaturës së Donald Lu, një diplomat karriere që ka mbajtur dhe ushtruar jo pak funksione të larta diplomatike në shumë vende të botës si Pakistan, Indi, Gjeogrgji, Kirgistan, Azerbajxhan dhe Washington.

Lu është emëruar zv.Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në New Delhi, ku ka shërbyer si i ngarkuar me punë dhe zv.Shef i Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Azerbajxhan nga 4 korriku i vitit 2009 deri në korrik të 2010-ës, kur zyra e ambasadorit në Azerbajxhan nuk kishte qenë e plotësuar ende.

Vetë Lu, i emëruari i Presidentit Barak Obama në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjatë séances së dëshmive në Nënkomisionin e Senatit për Çështjet Evropiane se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe se përparësitë e tij do të jenë ndihma për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, mbështetja e forcave të armatosura shqiptare që të ngrihen në nivelin e aleatëve të NATO-s dhe nxitja e investimeve amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat