Islami: Rama u nxitua për Maqedoninë, të rihetohet “Monstra”

Shqipëria

Islami: Rama u nxitua për Maqedoninë, të rihetohet “Monstra”

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 14:31

Deklarata e Kryeministrit Rama lidhur me tensionet në Maqedoni provoi dhe njëherë paaftësinë e tij si Kryeministër në politikën rajonale.

Deputeti demokrat, Kastriot Islami, mediat shqiptare, tha se para se të dilte në qëndrim, i cili ishte i vonuar, Rama duhet të ishte informuar në rrugë zyrtare mbi atë çfarë po ndodh realisht atje.

“Nuk është çudi, Rama i paaftë edhe në aspektin e politikës rajonale dhe për më tepër i vonuar për ngjarjen në Maqedoni. Mund të kishte dërguar Ambasadorin, të kishte bërë një bisedë telefonike në fillim për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh. Mund të ishte vënë në kontakt në një drekë pune në kufi me udhëheqësit e shqiptarëve dhe pastaj për të artikuluar një qëndrim për këtë çështje. I nxituar si gjithmonë, i paaftë bëri atë deklaratë që bëri, që tregon jo vetëm paaftësinë por dhe mungesën e guximit për të thënë atë çfarë ndodh realisht në Maqedoni” tha Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat