Ndryshojnë simbolet e Presidencës së Shqipërisë

Shqipëria

Ndryshojnë simbolet e Presidencës së Shqipërisë

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 14:29

Presidenca do përdorë si flamur të institucionit të saj një flamur me ndryshime të dukshme nga ai që përdoret në stemën e Republikës. Kreu i shtetit Bujar Nishani ka miratuar simbolet e institucionit te presidentit për flamurin që do përdorë ky institucion, logon dhe dekoratën “Nënë Tereza”.

Për shpalljen e fituesit të simboleve të Presidencës u zhvillua dhe konkursi përkatës ku në përfundim u miratuan punimet e autorit Ylli Beqiri.

Selia e Presidencës do përdorë flamurin qe shihet në këtë foto i cili ka ndryshime e dukshme nga flamuri Kombëtar në stemën e Republikës. Në faqen e Presidencës thuhet se është pranuar një prej simboleve me të lashtë të përdorur nga prijësit shqiptarë ku përkrenarja e Skënderbeut është vendosur mbi shqiponjë drejt dhe jo siç është në stemën e Republikës me pozicion majtas.

Por në argumentin e Presidencës ky pozicion është zgjedhur i tillë për të simbolizuar paanshmërinë dhe vendosmëri në përfaqësimin e unitetit kombëtar. Ndryshime ka pësuar dhe shqiponja si dhe gjethet e dushkut. Shqiponja e zgjedhur në flamurin e Presidencës ka ndryshime të dukshme me shqiponjën që përdoret si simbol i flamurit tonë kombëtar në të gj itha protokollet shtetërore zyrtare. Ne flamurin e Presidencës janë futur si elemente shtese gjethet e dushkut por që në argumentin zyrtar të Presidencës thuhet se këto janë përdorur nga mbreti Gent i Ilirëve dhe përfaqësojnë jetëgjatësinë, forcën dhe dinjitetin.

Logo e Presidencës do jetë kjo që paraqitet në këtë foto ku simbolet kryesore do jenë sërish shqiponja, përkrenarja dhe kurora e dushkut të njëjtat si në flamurin presidencial. Në dekoratën “Nene Tereza” në qendër është portreti i shenjtores së madhe shqiptare , ku teksti brenda saj është kaligrafi origjinale e Nënë Terezës, dhe degët e ullirit poshtë saj simbolizojnë dëshirën për paqe. Ngjyra e medaljes do të jetë ajo e floririt të bardhe apo argjendit. Ndërsa forma e medaljes do të jetë katrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat