Ndimëssekretarja e DASH viziton nesër Shqipërinë, takim me krerët më të lartë të shtetit

Shqipëria

Ndimëssekretarja e DASH viziton nesër Shqipërinë, takim me krerët më të lartë të shtetit

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 09:32

Ndihmës sekretarja e SHBA-së për çështjet e Europës dhe Euro Azisë, Viktoria Nuland vizton nesër Shqipërinë. Vizita e saj u konfirmua nga departamenti amerikan i shtetit.

Nuland do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe partive kryesore politike në Shqipëri.

Vizita e saj përfshin çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë dhe integrimin euro-atlantik të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Vizita e saj në vendin tonë do të bëhet në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan e më gjerë.

Zyrtarja e DASH do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në 13 korrik, ku do të diskutojë për dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

Ndalesa e parë do të jetë sot në Kroaci ku merr pjesë në Forumin e 9-të vjetorit të Kroacisë, ku do mbajë një fjalim edhe mbi Ballkanin perëndimor. Nuland do takohet me qeveritarë kroatë dhe liderë të rajonit që do jenë në konferencën për sigurinë rajonale e energjinë.

Në kuadër të takimeve, përfshihen vizita në Maqedoni, Serbi, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe.

Sakaq, në 14 korrik, Nuland do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe krerët e partive. Takimet përfshijnë diskutimin për rrugën euro-atlantike të vendit dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Zyrtarja e DASH, Nuland më pas do të vijojë vizitën në Londër, për t’u takuar me zyrtarët e lartë të qeverisë britanike ku do të diskutojë për çështjet globale dhe përgatitjet për Samitin e NATO, për ngjarjet e fundit në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat