Berisha: Kreshnik Spahiu nuk u largua se punoi keq në KLD por se vendosi të futej në politikë

Shqipëria

Berisha: Kreshnik Spahiu nuk u largua se punoi keq në KLD por se vendosi të futej në politikë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 19:47

Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj sulmeve që iu bënë KLD dhe zv/kryetarit të KLD. Elvis Çefa. Madje ai për herë të parë u shprej për liderin e Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu. Sipas Sali Berishës: “Kreshnik Spahiu nuk dha dorëheqje për punën e tij në KLD por sepse u përfshi në një aktivitet të ri politik. Ne nuk e sulmuam prej drejtimit të KLD por se u përfshi në politikë”. Ndërkohë Sali berisha deklaroi se: “Ky parlament i mbushur me kriminelë, përdhunues që drejtohet nga kreu i Meduzës Edi Rama, është i papajtueshëm me ekzistencën e një opozite demokratike. Pas diskutimit të Strazimirit me urdhër të Edi Ramës e agreson këtu teksa pinte një cigare. Ky një akt i pashembullt që dëshmon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Përfaqësues të opozitës janë këtu për të mbrojtur interesa të qytetarëve…nuk shoh më hapësirë për opozitën shqiptare në parlament”, tha ish-kryeministri Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat