Shtyhet vendimi për padinë e Ina Ramës, Avokati: Vendimi i KLD është politik

Shqipëria

Shtyhet vendimi për padinë e Ina Ramës, Avokati: Vendimi i KLD është politik

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 15:01

Gjykata administrative e Tiranës ka shtyrë shqyrtimin gjyqësor sa i përket padisë nga ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, për tu rikthyer në punë si gjykatëse, në gjykatën e Apelit në kryeqytet.

Gjykata vendosi datën 14 korrik për shpalljen e vendimit për këtë çështje. Në séance palët kanë paraqitur pretendimet e tyre të fundit,ku avokati mbrojtjes i ish-kreut të akuzës Fatmir Braka ka kërkuar rikthimin në punë të klientes së tij.

Vendim politik e ka cilësuar Braka, mospranimin e kërkesës bërë nga Rama për të qënë pjesë e gjykatës së apelit. Ndërkohë përfaqësuesja e KLD-së në sallë është shprehur se kjo padi duhet rrëzuar,pasi nuk është e bazuar në ligj.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të emërojë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda Ina Ramën si gjyqtare,aty ku kishte punuar përpara se të emërohej si kryeprokurore e vendit.

Rama vendosi të mos pranojë vendimin e këshillit duke argumentuar se kishte konflikt interesi, pasi disa cështje që gjykohen në gjykatën e krimeve të rënda janë hetuar në kohën kur ajo drejtonte akuzën shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat