Ish – të përndjekurit, protestë për dëmshpërblimet

Shqipëria

Ish – të përndjekurit, protestë për dëmshpërblimet

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 14:28

Kanë protestuar për dëmshpërblimin e viteve të burgut, ndërsa prisnin jashtë dyerve të parlamentit ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ErjonVeliaj, i cili në një takim me të tjerë përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë u ka shpërndarë këstin e parë.

Protestën ndaj ndryshimeve të qeverisë në ligjin për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë e kanë shprehur duke qëlluar me domate mbi makinat e ministrave.

Sipas tyre projektligji i hartuar nga qeveria nuk merr parasysh asnjë nga kërkesat e ish-të përndjekurve politikë.

Ndaj dhe paralajmëruan përshkallëzim të protestës deri në largimin nga detyra të ministrit Veliaj, nëse drafi votohet në parlament.

Qeverisë i ripërsëritën kërkesat e tyre, nga të cilat thonë se nuk do të tërhiqen.

Sipas ndryshimeve në ligjin për dëmshpërmblimin e ish- të dënuarve politikë, përfituesit e këstit të parë nga skema e qeverisë do të jenë 2754 ish- të përndjekur të cilët jetojnë ende.

Dhënia e këstit të parë për këtë katëgori është parashikuar të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat