Berisha: Nuk ka më vend për opozitën në këtë Kuvend krimi

Shqipëria

Berisha: Nuk ka më vend për opozitën në këtë Kuvend krimi

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 13:43

Ora 13:20 - Seanca parlamentare është ndërprerë papritur për 5 minuta, ndërsa ish-krysministri Berisha fliste në foltoren e Kuvendit. Një incident i ndodhur mes deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe atij socialist Pjerin Ndreu në koridorin e Parlamentit detyroi nënkryetarin e Kuvendit, Vangjel Dule të ndërpresë seancën.

.....
Salla e Kuvendit të Shqipërisë ështe ndezur nga debatet gjatë diskutimeve për projektligjin për “përdorimin e armëve”. Deputetët demokratë kanë shprehur kundërshti me tone të ashpra për këtë projektligj duke sjellë në vëmendje statistikat të vrasjeve të ndodhura në vend gjatë 300 ditëshit të qeverisë Rama në pushtet. Vecanërisht, vrasjet e biznesmenëve. Për ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, kriminelët e dalë nga burgu nuk janë biznesmenë.

Tahiri: I latë shteg çdo të sëmuri mendor të merrte armë e të bënte hatara
Ora 12:45 “Ne kemi sjellë një paketë ligjore për t’i garantuar qytetarëve më shumë siguri, nuk liberalizohet e drejta për të mbajtur armë, kufizon në mënyrë radikale të drejtën për të mbajtur armë tek deri deputeti që dje ju e armatosët, gjyqtar prokurorirë, që për shkak të funksionit na u dashka të mbaka armë. Pr/Ligji eshtë hartuar bashkë me ekspertin e Bashkimit Euroopian. Dhe është diskutuar e drejta e pronësisë, nuk është shteti që kishte pronësinë e të gjitha armëve, dhe ja shpërndante të gjithëve, ne kemi sanksionuar: Ai që ka të drejtën të kërkojë armë, atë armë do e ketë në pronësi të vet, por me kushte të forta që as mos të afrohesh dot të kërkosh armë. Më parë cdo lloj njeriu mund të merrte armë, i kishit lënë shtegun cdo të sëmuri mendor të merrte armë dhe të bëntë hatara”, u shpreh nga foltorja e Kuvendit ministri Tahiri.

Përdorimi i armëve, Halimi:
S’janë problema armët me leje. Vrasësit i kanë pa leje!
Ora 12:05 Projektligji për përdorimin e armëve të zjarrit, ka hasur kundërshtinë e opozitës në sallën e Parlamentit. Deputeti demokrat Eduard Halimi, duke iu referuar të dhënave statistikore në lidhje me vrasjet grabitjet dhe vendosjen e lëndëve eksplozive, tha se situata nuk do të ndryshojë me ligjin e ri, pasi këto krime janë kryer nga armë pa leje.

“Në 300 ditë siguria është përtokë, ndryshoi qeveria por vrasjet dhe tritoli u shtuan.

Statistikat flasin për 96 vrasje me armë zjarri në 300 ditë.
Grabitje me armë: 4035 në total, 15 vjedhje në ditë
Lëndët eksplozive: 78 raste

Të gjitha me armë dhe municone pa leje. Kjo paketë që po serviret si një paketë që do shtojë sigurinë publike nuk sjell asnjë impakt sepse problem nuk janë armët me leje, problem janë armët pa leje. Gjobat e krimit ndaj biznesit janë rritur, dilni dhe pyesni bizneset, thirren ditën dhe natën të pagujanë, dhe nëse nuk paguajnë kërcet tritoli. 13 biznesmenë janë ekzektuar, por kryeministri thotë: Janë trafikantë, mirë t’u bëhet, lajnë hesapet”, u shpreh Eduard Halimi.

Ndërsa, deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, tha se kriminaliteti është “dhuratë” nga qeveria e mëparshme: “Në qeverinë e mëparshme u dyfishua kriminaliteti. Për këtë arsye, fillimi i këtij viti shënoi një situatë të rënduar, por ne i bëmë ballë kësaj situate.”

Serveri i tatimeve, PD kërkon sërish Komisionin Hetimor

Seanca plenare e radhës në Kuvend ka nisur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për të dhënat shetërore tatimore. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë demokratike Edi Paloka tha se cdo vonesë e mëtejshme e kësaj ërkesë do të ndikojë në marrëdhëniet e kësaj fore politike me Kuvendin.

“Ne do të votojnë për të miratuar çdo projekt ligj që kërkohet nga Bashkimi Europian. Por ka një çështje që për më shumë se një muaj diskutohet e nuk futet në rendin e ditës. Është fjala për kërkesën tonë për ngritjen e një komisioni hetimor për të dhenat shtetërore tatimore. Grupi i PD-së ka kërkuar ngritjen e këtij komisioni, ndërsa Kuvendi e ka rrëzuar këtë kërkesë, po ashtu Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të jashtëligjshëm këtë vendim të Kuvendit. Që nga ajo kohë Kuvendi duket të kishte marrë masa për ngritjen e këtij komisioni, por nuk është zbatuar ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese por dhe zbatimi i të drejtave kushtetuese të opozitës. Ky veprim është haptazi në kundërshtim me kushtetutën. Duhet të përfshihet në rendin e ditës ngritja e komisionit. Çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme, si dhe do të ndikojë në marrëdhënien tonë me Kuvendin”, tha Paloka.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thënë se është vënë në lëvizje Këshilli i Legjislacionit për kërkesën për komisionin hetimor, e ndërsa të hënën do mblidhet konferenca e kryetarëve për të vendosur mbi kërkesën e Partisë Demokratike..

Gjiknuri: Bombulat e gazit, jo në çdo cep të vendit (projekt ligji për përpunimin, transportin dhe përpunimin e hidrokarbureve)

Në seancën plenare është diskutuar edhe Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre” të ndryshuar””. Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri e ka mbrojtur këtë projektligj, duke theksuar se prej kohësh hidrokarburet ishin jashtë monitorimit.
“Autoritetet e inspektimit nuk po kryenin punën që duhej. Ne po ndërmarrim nisma me rregulla të qarta që operatorët të trajtohen me kushte europian edhe të mos ndëshkohen. Me ndyshimet e viti 2006 të ligjeve, nisën të dalin si kërpudhat impantet që përpunoin naftën dhe e përpunonin sipas interesit të tyre duke sjellë dhe ndotjen e mjdeisit. Tani do të licensohen duke sjellë disiplinimin e tyre. Iu kemi lënë kohën e mjaftueshme për të marrë licensat e duhura si dhe për të zbatuar regullat e qarta në tregun e naftës. Janë konstatuar raste kur treguesit e naftës kanë ndryshuar cilësinë duke e perzierë me elementë të tjera. Tani kjo gje do të dënohet me 10 milion lekë, e kjo do të sjell edhe një displinim. Gjithashtu inspektoriati është fuqizuar. Rëndësi në projekt ligji i jepet edhe bombulave dhe impaniteve të gazit që në shumë raste janë bërë rrezik për jetën e njerzve. Tani do të ketë vetëm pika shumice dhe jo pika të paautorizuaraa në çdo cep të vendit”, ka theksuar ministri Gjiknuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat