Një spot shokues i ministrisë së Brendshme (Video)

Shqipëria

Një spot shokues i ministrisë së Brendshme (Video)

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 12:45

Vdekje, përplasje me makinë, gjak që rrjedh nga koka, arkivole, varre të hapura, femijë që mbeten jetimë, e plot pamje të tjera shokuese që ngjajnë me një film horror. Në fakt është një spot i ministrisë së Brendshme për respektimin e rregullave të qarkullit, të cilit vetëm epiteti sensibilizues nuk i shkon. Ky spot, 1 minutë e 35 sekonda, nuk ndikon tek ndjeshmëria e njerëzve por terrorizon çdo shikues normal që do të kërkonte të ndërronte menjëherë kanal për të shmangur pamjet tronditëse. Ankthi i gjakut dhe i vdekjes mbizotëron mbi reflektimin normal që duhet të kenë njerëzit për të bërë kujdes në drejtimin e mjeteve, njofton lapsi.al. Për më tepër që ky spot transmetohet në orët më të shikuara, ku fëmijët janë përpara ekranit dhe pas pamjeve të tilla vetëm ideja për të hipur në makinën e prindërve të tyre do t'i bënte të drisheshin.

Kjo reklamë makabre e minsitrisë së Brendshme do të duhej të hiqej menjëherë nga transmetimi ose të paktën të emetohej pas mesnate dhe me shenjën - 16 vjeç. Në shumë vende të botës jepen spote sensibiluzese për respektimin e rregullave të qarkullimit, por ato kanë si synim ngacmimin e vëmendjes së qytetarëve dhe jo terrorizimin e tyre.

Pamjet e këtij spoti, shikoni të plota në linkun e mëposhtëm, do të shokonin çdo njeri normal. Për më tepër kur jepet edhe në mëngjes dhe duhet ta nisësh ditën me një ndjenjë të tillë shokuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat