Familja Mbretërore Shqiptare: Jemi të shqetësuar për situatën në Maqedoni

Shqipëria

Familja Mbretërore Shqiptare: Jemi të shqetësuar për situatën në Maqedoni

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 09:28

Familja mbretërore shqiptare, në një kumtes të saj për media ka reaguar lidhur me protestat e shqiptarëve në Maqedoni. Në reagimin e tyre familja mbretërore Leka, shkruan se “fatkeqësisht ngjarjet e fundit dhe dhuna e shfaqur janë tepër shqetësuese për ne, sidomos kur kjo dhunë ushtrohet ndaj bashkëkombësve tanë”.

“Ne, Familja Mbretërore Shqiptarë po ndjekim me një vëmendje të shtuar situatën dhe ndodhitë e fundit në Maqedoni. Fatkeqësisht ngjarjet e fundit dhe dhuna e shfaqur janë tepër shqetësuese për ne, sidomos kur kjo dhunë ushtrohet ndaj bashkëkombësve tanë. Kemi nevojë për një qëndrim unik dhe për të folur me një zë të qartë e të fuqishëm për problemet, te cilat ndikojnë ne ekuilibrin e brishtë ndëretnik në Maqedoni, duke lënë anash ndasitë dhe përçarjet të natyrave të ndryshme. Kështu që shqiptarët e Maqedonisë do kenë mundësi që të gjejnë garancitë e nevojshme për tu konsideruar si qytetarë të barabartë në Maqedoni", thuhet mes tjerash në njoftim.

"Njëkohësisht i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë larg elementeve destruktiv dhe radikal ,të cilët kërkojnë që t’i japin një tjetër kuptim kauzës së tyre të drejtë, totalisht në kundërshtim me synimin e shqiptarëve kudo në rajon, që i karakterizon elementi i respektit të ndersjelltë fetar, shkruan familja mbretërore shqiptare.

Më tej ata theksojnë se “Maqedonia është shprehur qarte për rrugën e saj drejt BE, e cila mbetet sponsori më i madh i demokracisë në Maqedoni, prandaj i urojmë që të mos të shohë mbrapa por, të hedhë shikimin drejt përparimit, drejt perëndimit. Ne i jemi përjetë mirënjohës SHBA dhe BE për ndihmën e pakursyer që i kanë dhënë demokracive të brishta të Ballkanit. Urojmë të arrihet zgjidhja sa më e shpejtë e gjendjes se krijuar në Maqedoni dhe që situata të mos degradoje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat