1500 ushtarë britanikë vijnë për stërvitje në Shqipëri

Shqipëria

1500 ushtarë britanikë vijnë për stërvitje në Shqipëri

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 09:18

Miratohet ligji në Kuvend që lejon futjen e 1500 trupave ushtarake britanik dhe gjermane në territorin e Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes paraqiti dje projektligjin për lejimin e futjes në territorin e Shqipërisë të 1500 ushtarakëve, të cilët do të bëjnë stërvitjen e tyre në bazat kryesore ushtarake shqiptare nga 1 shtator deri në 31 tetor 2014.

Konkretisht sipas relacionit të bashkëngjitur këtij projektligji, parashikohet që forcat e marinës britanike, së bashku me ato gjermane, do të bëjnë stërvitjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat