Nishani-Breedlove: NATO rol të rëndësishëm në Kosovë

Shqipëria

Nishani-Breedlove: NATO rol të rëndësishëm në Kosovë

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 19:31

Presidenti i Republikës Bujar Nishani u takua sot me Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, njëkohësisht Komandant i Komandës së Sh.B.A.-ve në Evropë, Gjeneralin Filip Bredlov.

Presidenti garantoi në cilësinë e tij si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, se Shqipëria do të vazhdojë të jetë përkrah NATO-s kudo që të jetë i nevojshëm dhe të kërkohet kontributi i saj.

Duke rikonfirmuar mbështetjen për politikën e dyerve të hapura të NATO-s si dhe për integrimin euro-atlantik të të gjitha vendeve të rajonit, Presidenti Nishani u shpreh gjithashtu se do të mbështesë plotësisht angazhimin e qeverisë për rritjen e buxhetit për mbrojtjen, dhe reformimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s.

Takimi u përqendrua në rolin që NATO luan në rajon edhe per situatën në Ukrainë.

Gjenerali Bredlov u prit edhe nga Kryeministri Rama.

Ai shprehu besimin se Shqipëria, tashmë me statusin e vendit kandidat, do të zhvillojë edhe më tej performancën në këtë partneritet frytdhënës, në ruajtje të lirisë dhe paqes në botë.

Edhe Kryeministri Rama theksoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për të vijuar edhe në të ardhmen pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet e Aleancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat