Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, i quajti deklaratat e Ministrit te Drejtesise, një sulm të papreçedentë që i bëhet KLD-së. Sipas tij, zyrtaret e KLD mbeten te shokuar nga deklaratat politike të Ministrit të Drejtësisë. Paaftësisë së ministrit i duhej një justifikim para eprorëve,- tha Cefa, - ndaj dhe sulmi ishte justifikimi me i mire.
Cefa tha se shqetesimet do t’i behen me dije edhe partnerëve ndërkombëtarë.
Partia Socialiste u shpreh e skandalizuar nga zhvillimet në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deputeti Blendi Klosi tha se sistemi i Drejtësisë po kthehet në një sekt dhe në emër të PS-së kerkoi një ndërhyrje të Parlamentit.
Ministri i Drejtësisë gjen mbeshtetje të plotë tek aleatet kryesorë në selinë rozë. Deputeti socialist Blendi Klosi e quajti skandal debatin mes Nacos dhe KLD, duke i akuzuar gjyqtarët për rrjet korruptiv
Por nënkryetari i KLD, Elvis Cefa i hodhi poshtë akuzat. Ai tha se në këtë institucion nuk mund të jepen vendime pa prova. I ndodhur para këtij dështimi, Ministri i Drejtësisë u hodh në sulm të paprecedent ndaj KLD-dekalroi Cefa
Po kërkohet koka e tij dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, por ai është i bindur që po mbron të drejtën.
Sipas nënkryetarit të KLD-së dhe nisma ligjore e depozituar në Kuvend synon të cenojë sovranitetin e KLD-së, i cili sipas rekomandimeve ndërkombëtare do të duhej të garantohej me qartësim kompetencash në ligjin e ri dhe jo me rrëmbim të tyre nga mazhoranca qeverisëse.
Ai tha se projektligji nuk ka marrë as konsultën e Komisionit të Venecias dhe si i tillë nuk do të mund të merrte as mieatimin e KLD.