Vrasjan e Santos, Rama:Polici privat po flinte gjumë, nuk e nxori armën

Shqipëria

Vrasjan e Santos, Rama:Polici privat po flinte gjumë, nuk e nxori armën

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 10:13

Vrasja e biznesmenit Artan Santo u bë objekt debati në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë. Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Luan Rama theksoi se policia private e cila mbronte bankën ku u vra biznesmeni nuk ishte e aftë të reagonte.

Këto deklarata deputeti i LSI-së i bëri gjatë diskutimit për ligjin për policinë private nga ku hodhi edhe propozimin që policia private të ketë të njëjtin statusi me Policinë e Shtetit.

“Më falni për shembullin, tek banka ku u vra biznesmeni Artan Santo, roja tri hapa larg ishte dhe po flinte gjumë. Edhe armën aty e kishte por nuk e përdori. Punonjësit e policisë private duhet të kenë të njëjtin status me policinë e shtetit. Edhe gjykatat mbahen me roje private. Mund të hyjë cilido keqbërës, cilido bandit deri në sallën e gjyqit dhe ta vras. Ne duhet të rrisim cilësinë e sigurisë private”,- theksoi deputeti socialist Luan Rama.

Por, propozimi i tij për të barazuar policinë private me atë të shtetit nuk gjeti miratimin nga ana e deputetëve të tjerë të komisionit, të cilët theksuan se për të bërë diçka të tillë më parë duhen bërë studime, si edhe të dëgjohen grupet e interesit në mënyrë që ligjit të jetë sa më i plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat