Shtyhet sërish gjyqi ndaj Dajtit

Shqipëria

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Dajtit

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:46

Një javë pas kërkesës së Prokurorisë për dënimin me burgim të përjetshëm, Dritan Dajti, mungon në sallën e gjyqit, ku pritej të mbrohej përpara se gjykata të japë vendimin.

Edhe pse ishte njoftuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për orën dhe datën e procesit, i pandehuri Dajti, ka preferuar të mos paraqitet në shenjë revolte, për vazhdimin e gjyqit javën e kaluar pa prezencën e tij.

Seancën e shkuar ndërsa Prokurori lexonte konkluzionet përfundimtare, në mënyrë demonstrative i pandehuri la sallën, ndërsa seanca vijoi.

Ky veprim i Dajtit, mund të çoi përsëri në bllokimin e procesit gjyqësor. Që një proces gjyqësor të quhet i rregullt duhet që në këtë fazë gjykimi, i pandehuri të thotë pretendimet e tij përfundimtare, përpara se gjykata të japë vendim.

Për Dritan Dajtin, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së 4 agjentëve të policisë, gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat