Ja milionat e treguara të familjes së Sali Berishës

Shqipëria

Ja milionat e treguara të familjes së Sali Berishës

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:38

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe familja e tij kanë deklaruar pranë Inspektoratit të Pasurisë, paratë e tyre, ku vetëm në disa llogari bankare llogariten shifra që kalojnë 6 zero’t.

Berisha vetë përfiton dieta në shumën e 4170 eurove dhe rreth 2 mijë dollarë. Ajo që bie në sy është pasuria e fëmijëve, Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës, ku ky i fundit gjatë 2012 ka blerë një makinë me vlerën 82 mijë euro, ndërsa në 2013 ka blerë një shtëpi në qendër të Tiranës me sipërfaqe 198 metrash katrorë dhe vlerën e rreth 350 mijë eurove.

Shkëlzen Berisha deklaron një fitim neto prej 5 milionë e 600 mijë lekësh nga zyra e konsulencës ligjore.

Argita Malltezi ka blerë gjatë dy viteve dy apartamente, një vilë dhe një apartament në Gjirin e Lalëzit për shumën e 25 mijë eurove, të cilës më tutje i ka shtuar dhe një shifër prej 45 mijë eurosh për një shtesë të ndërtesës.

Malltezi deklaron se të ardhurat përmes qirave shkojnë mbi 60 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat