Ish të burgosurit politikë, Veliaj: Brenda mandatit shlyejmë ata që janë gjallë

Shqipëria

Ish të burgosurit politikë, Veliaj: Brenda mandatit shlyejmë ata që janë gjallë

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:32

Ministri Mirqënies Erjon Veliaj prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë draftin e ri ligjor për shlyerjen e detyrimeve ndaj ish të përndjekurve politikë.
Debate të shumta pati mes Albana Vokshit dhe ministrit Veliaj ku sipas deputetes së djathtë, ligji nuk është konsultuar me aktorët e duhur. Por ndryshe mendon ministri Veliaj, i cili shprehet se me dy përfaqësues shoqatash të të përndjekurve politike do të takohet vetëm në gjyq.
Pas debateve, projektligji miratohet në parim me votat e maxhorancës sepse demokratët votuan kundër. Pr/ligji do vijojë diskutimin me grupet e interesit të marten.

Ja debati i zbardhur nga gazetari Erjon Skëndaj.

Vokshi: Pr ligji është jo pak i debatuar nga shoqatat e ish të përndjekurve dhe të burgosurve politikë.

Veliaj: Deri më tani në 23 vite kemi mundur të shlyejmë vetëm një të pestën e kësaj shtrese ndaj me këtë hap me financa modeste do na duhet edhe 120 vite për t’i shlyer.
Ne synojmë që nga 18 milionë euro ta cojmë vitin e ardhshëm në 20 milion euro. Ne propozojmë që të ndahet fondi në 2 grupe 70 përqind e fondit për ish të burgosurit ende gjallë që na rezulton të jenë 2 700, ndërsa 30 përqind për trashëgimtarët.

Ne synojmë që përmes formulës së re që brenda mandatit të parë të shlyejmë të gjithë ish-të burgosurit dhe të përndjekurit politikë që janë gjallë.
Pr ligji është diskutuar me shoqatat e vërteta të ish të përndjekurve politik që kanë 23 vite dhe jo për shoqata që krijohen dhe përdorni politikisht.

Kemi disbursuar deri në fund të qershorit 2.5 milion dollarë nga 18 milion në total.
Janë bërë përfitues të këstit të parë 1100 persona që nuk kishin marrë asnjë këst, të cilët ishin në pritje prej shumë vitesh.
Nuk mund të kritikohemi për 300 ditët e para sepse për 150 ditë u mbuluan me buxhetin e shkuar 2013 që ne e gjetëm troke sepse kështu na e latë.
Ne premtojmë që brenda mandatit të shlyejmë personat që janë gjallë.

Vokshi: Në fund të 300 ditëve ju keni premtuar të shlyeni të gjitha gratë mbi 70 vjec dhe burrat mbi 75 vjec, një premtim i pambajtur.
Ju nuk e keni konsultuar pr/ligjin me të paktën dy shoqata me z Simon Miraka dhe z Fatmir Hoxha. Ligji duhet diskutuar si me shoqatat që i keni pro dhe me ato që shprehen kundër. Kjo që na paraqisni sot është vetëm një demagogji.

Erjon Veliaj: Me Fatmir Hoxhën do takohemi në gjykatë, ai ka marrë padrejtësisht 1 të 3-tën e godinës se ish të përndjekurve. Me atë njeri nuk takohem vecse në gjykate, kurse me shoqatat e tjera kemi diskutuar dhe është rënë dakort. Simon Mirakës i dhamë këstin që i takonte dhe që nuk e kishte përfituar edhe pse ishte vetë drejtor i Institutit të të Përndjekurve Politikë.
Shifra ndryshon me ditë sepse cdo ditë humb jetën një person që ka vuajtur burg në kohën e diktaturës.

Vokshi: Po ju morët borxh për biznesin dhe nuk morët borxhe as për ish të burgosurit por as për me aftësi të kufizuar.
Ju nuk po përmbushni premtimin e 300 ditëve dhe s’keni buxhet as për premtimet qe bëni as në atë afatmesëm. Ne jemi kundër kësaj që prezantoni pasi premtuat se do të paguanit plotësisht gratë 70 vjec dhe burrat 75 vjec dhe se brenda 4 viteve do të shlyenit të gjithë, kY është premtimi juaj elektoral dhe ne do u kishim mbështetur nëse do të siguronit më shumë fonde, por me këtë që ju po paraqisni, jo ne nuk jemi dakort.

Pas debateve, projektligji miratohet në parim me votat e maxhorancës sepse demokratët votuan kundër. Pr/ligji do vijojë diskutimin me grupet e interesit të martën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat